Foljet vetvetore në gjermanisht (reflexive Verben) — sich

Gramatika gjermane · niveli A2 · shpjegim në shqip

Foljet vetvetore ngjajnë me foljet shqipe me “u”: lahem, gëzohem, takohemi. Në gjermanisht ato marrin përemrin sich: Ich freue mich. — Gëzohem.

Përemrat vetvetorë

VetaAkkusativDativShembull
ichmichmirIch wasche mich. / Ich wasche mir die Hände.
dudichdirBeeil dich!
er / sie / essichsichEr freut sich.
wirunsunsWir treffen uns morgen.
ihreucheuchSetzt euch!
sie / SiesichsichInteressieren Sie sich für Sport?

Dativi (mir, dir) përdoret kur fjalia ka edhe një kundrinë tjetër: Ich putze mir die Zähne. — Laj dhëmbët.

Foljet më të zakonshme

FoljaShqip
sich freuen (auf / über)me u gëzuar (për)
sich interessieren fürme u interesuar për
sich treffenme u takuar
sich fühlenme u ndier
sich beeilenme u ngutur
sich erinnern anme u kujtuar
sich vorstellenme u prezantuar
sich bewerben umme aplikuar për
sich entschuldigenme kërkuar falje
sich ausruhenme pushuar

Gabimet më të shpeshta

GabimSaktëPse
Ich freue.Ich freue mich.freuen këtu kërkon përemrin vetvetor.
Wir treffen sich.Wir treffen uns.Me wir: uns.
Ich wasche mich die Hände.Ich wasche mir die Hände.Kur ka kundrinë tjetër: Dativ.

Ushtroje këtë temë në aplikacion

Mësimet A1–C1 janë falas. Me Premium e ushtron gramatikën: rasat dhe parafjalët, ndërtim fjalish, 300 folje të parregullta, Der · Die · Das me 750 emra dhe “Gjej gabimin” — të gjitha në shqip.

Pyetje të shpeshta

Çfarë do të thotë sich në gjermanisht?

Është përemri vetvetor për er, sie, es dhe sie/Sie — si “u” te foljet shqipe (lahet, gëzohet).

Tema të lidhura

A1Përemrat vetorëA1Akkusativ (kallëzorja)A1Dativ (dhanorja)
← Të gjitha temat e gramatikësMësimet A2 →