Përemrat pronorë në gjermanisht: mein, dein, sein, ihr…

Gramatika gjermane · niveli A1 · shpjegim në shqip

Përemrat pronorë tregojnë kujt i përket diçka: mein Vater (babai im), deine Mutter (nëna jote). Mbaresat i marrin njësoj si ein / eine.

Kujt i përket?

PersoniPronoriShqip
ichmeinim / ime
dudeinyt / jote
er / esseini tij / e tij
sieihri saj / e saj
wirunserynë / jonë
ihreuerjuaj
sieihri tyre / e tyre
SieIhrJuaj (i sjellshëm)

Kujdes: sein = i tij, ihr = i saj. Në shqip themi “vëllai i saj”, në gjermanisht vendos gjinia e pronarit: Anna und ihr Bruder, Ben und seine Schwester.

Mbaresat sipas rasës

RasaMashkulloreFemëroreAsnjanëseShumës
Nominativmein Sohnmeine Tochtermein Kindmeine Kinder
Akkusativmeinen Sohnmeine Tochtermein Kindmeine Kinder
Dativmeinem Sohnmeiner Tochtermeinem Kindmeinen Kindern

Te euer bie e-ja kur shtohet mbaresa: eure Mutter, euren Vater.

Gabimet më të shpeshta

GabimSaktëPse
Anna und sein BruderAnna und ihr BruderPronarja është femër → ihr.
Ich besuche mein Vater.Ich besuche meinen Vater.Akkusativ mashkullor: meinen.
meine Kindmein Kinddas Kind është asnjanës: mein.

Shembuj nga ushtrimet e aplikacionit

GjermanishtShqipShpjegim
Ich suche mein Handy.Po kërkoj telefonin tim.das Handy, Akkusativ: mein Handy.
Hast du meinen Schlüssel gesehen?E ke parë çelësin tim?der Schlüssel, Akkusativ: meinen.
Er fährt mit seinem Auto.Ai shkon me veturën e tij.mit + Dativ, das Auto: seinem.
Sie wohnt bei ihren Eltern.Ajo jeton te prindërit e saj.bei + Dativ shumës: ihren Eltern.

Ushtroje këtë temë në aplikacion

Mësimet A1–C1 janë falas. Me Premium e ushtron gramatikën: rasat dhe parafjalët, ndërtim fjalish, 300 folje të parregullta, Der · Die · Das me 750 emra dhe “Gjej gabimin” — të gjitha në shqip.

Pyetje të shpeshta

Si thuhet “nëna ime” në gjermanisht?

meine Mutter.

Kur përdoret sein dhe kur ihr?

sein kur pronari është mashkull ose asnjanës (er, es); ihr kur pronarja është femër (sie) ose kur pronarët janë shumë (sie).

Tema të lidhura

A1Përemrat vetorëA1Akkusativ (kallëzorja)A1Dativ (dhanorja)A1Der, die, das — nyjat
← Të gjitha temat e gramatikësMësimet A1 →