Prezantimi i vetes në gjermanisht — modele A1, A2 dhe B1
MesoDeutsch · niveli A1 · në shqip
Prezantimi është pjesa e parë e çdo provimi gjuhe dhe e çdo interviste pune. Mësoje një model përmendsh dhe përshtate me të dhënat e tua.
Modeli A1 (për provimin Goethe A1 — Sprechen Teil 1)
Në provimin A1 prezantohesh me këto pika: Name, Alter, Land, Wohnort, Sprachen, Beruf, Hobby.
- Ich heiße Arben Krasniqi. — Quhem Arben Krasniqi.
- Ich bin 28 Jahre alt. — Jam 28 vjeç.
- Ich komme aus dem Kosovo. — Vij nga Kosova.
- Ich wohne in Prishtina. — Banoj në Prishtinë.
- Ich spreche Albanisch, Englisch und ein bisschen Deutsch. — Flas shqip, anglisht dhe pak gjermanisht.
- Ich bin Elektriker von Beruf. — Jam elektricist me profesion.
- Mein Hobby ist Fußball. — Hobi im është futbolli.
Modeli A2
Mein Name ist Arta. Ich bin 25 Jahre alt und komme aus Albanien. Ich wohne seit zwei Jahren in Tirana. Ich habe Wirtschaft studiert und arbeite jetzt in einem Büro. In meiner Freizeit lese ich gern und gehe spazieren. Ich lerne Deutsch, weil ich in Deutschland arbeiten möchte.
Emri im është Arta. Jam 25 vjeçe dhe vij nga Shqipëria. Prej dy vitesh banoj në Tiranë. Kam studiuar ekonomi dhe tani punoj në një zyrë. Në kohën e lirë më pëlqen të lexoj dhe të shëtis. Mësoj gjermanisht sepse dua të punoj në Gjermani.
Modeli B1 (intervistë pune)
Mein Name ist Arben Krasniqi, ich bin 30 Jahre alt und komme aus Prizren. Nach meiner Ausbildung als Elektriker habe ich fünf Jahre in einer Baufirma gearbeitet. Dort war ich für Installationen in Wohnhäusern verantwortlich. Ich arbeite gern im Team und bin zuverlässig. Seit einem Jahr lerne ich intensiv Deutsch, und jetzt suche ich eine neue Herausforderung in Deutschland.
Shiko edhe pyetjet e intervistës së punës.
Mësimet me fjalorin e plotë
Mëso gjermanisht në shqip, falas
251 mësime nga A1 deri C1 me audio, kuize dhe karta fjalori — në aplikacionin MesoDeutsch.
Pyetje të shpeshta
Si prezantohem në gjermanisht?
Ich heiße … / Ich bin … Jahre alt. / Ich komme aus … / Ich wohne in … / Ich spreche … / Ich bin … von Beruf. / Mein Hobby ist …
Çka pyesin në provimin A1 për prezantimin?
Emrin, moshën, vendin, vendbanimin, gjuhët, profesionin dhe hobin. Pastaj mund të të kërkojnë të shqiptosh emrin ose të thuash numrin e telefonit.