Präteritum në gjermanisht — koha e shkuar e thjeshtë
Gramatika gjermane · niveli A2 · shpjegim në shqip
Präteritum është koha e shkuar e tregimeve, librave dhe lajmeve: Es war einmal… — Na ishte një herë… Në të folur gjermanët e përdorin kryesisht për sein, haben dhe foljet modale.
Foljet e rregullta: -te
| Veta | Mbaresa | machen | arbeiten |
|---|---|---|---|
| ich | -te | machte | arbeitete |
| du | -test | machtest | arbeitetest |
| er / sie / es | -te | machte | arbeitete |
| wir | -ten | machten | arbeiteten |
| ihr | -tet | machtet | arbeitetet |
| sie / Sie | -ten | machten | arbeiteten |
Kujdes: ich dhe er/sie/es kanë të njëjtën formë në Präteritum.
Foljet e parregullta: zanore e re, pa -te
| Infinitivi | Präteritum (ich / er) | Shqip |
|---|---|---|
| gehen | ging | shkova / shkoi |
| kommen | kam | erdha / erdhi |
| sehen | sah | pashë / pa |
| fahren | fuhr | udhëtova |
| geben | gab | dhashë |
| finden | fand | gjeta |
| schreiben | schrieb | shkrova |
| sprechen | sprach | fola |
| bleiben | blieb | qëndrova |
Format e tjera: du gingst, wir gingen, ihr gingt, sie gingen. Lista e plotë: 300 folje të parregullta.
Format që përdoren edhe në të folur
| Infinitivi | Präteritum | Shembull |
|---|---|---|
| sein | war | Ich war gestern beim Arzt. |
| haben | hatte | Wir hatten Glück. |
| können | konnte | Ich konnte nicht schlafen. |
| müssen | musste | Er musste arbeiten. |
| wollen | wollte | Sie wollte nach Hause. |
| es gibt | es gab | Es gab ein Problem. |
Gabimet më të shpeshta
| Gabim | Saktë | Pse |
|---|---|---|
| Ich gehte nach Hause. | Ich ging nach Hause. | gehen është e parregullt: ging. |
| Er warte lange. | Er wartete lange. | Rrënja me -t merr -ete: wartete. |
| Ich habe gekonnt nicht. | Ich konnte nicht. | Foljet modale në të kaluarën thuhen zakonisht në Präteritum. |
Shembuj nga ushtrimet e aplikacionit
| Gjermanisht | Shqip | Shpjegim |
|---|---|---|
| Als Kind wohnte ich in einem kleinen Dorf. | Kur isha fëmijë, banoja në një fshat të vogël. | |
| Früher hatte meine Familie kein Auto. | Më parë familja ime nuk kishte veturë. | |
| Letzte Woche war unser Lehrer krank. | Javën e kaluar mësuesi ynë ishte i sëmurë. | |
| Damals musste ich jeden Morgen früh aufstehen. | Atëherë duhej të zgjohesha herët çdo mëngjes. |
Ushtroje këtë temë në aplikacion
Mësimet A1–C1 janë falas. Me Premium e ushtron gramatikën: rasat dhe parafjalët, ndërtim fjalish, 300 folje të parregullta, Der · Die · Das me 750 emra dhe “Gjej gabimin” — të gjitha në shqip.
Pyetje të shpeshta
Kur përdoret Präteritum dhe kur Perfekt?
Perfekt në të folur, Präteritum në tekste të shkruara dhe tregime. Por sein, haben dhe foljet modale përdoren në Präteritum edhe kur flet.