Foljet modale në gjermanisht: können, müssen, wollen, dürfen, sollen, mögen
Gramatika gjermane · niveli A2 · shpjegim në shqip
Foljet modale shprehin aftësi, detyrim, dëshirë ose leje: “mund”, “duhet”, “dua”. Vijnë gjithmonë me një folje tjetër në infinitiv, që shkon në fund të fjalisë: Ich kann gut schwimmen.
Gjashtë foljet modale
| Folja | Kuptimi | Shembull |
|---|---|---|
| können | mund (aftësi, mundësi) | Ich kann Deutsch sprechen. — Mund të flas gjermanisht. |
| müssen | duhet (detyrim) | Ich muss arbeiten. — Duhet të punoj. |
| wollen | dua (vullnet) | Ich will in Deutschland leben. — Dua të jetoj në Gjermani. |
| dürfen | lejohet | Darf ich hier rauchen? — A lejohet të pi duhan këtu? |
| sollen | duhet (sipas dikujt tjetër) | Der Arzt sagt, ich soll mehr schlafen. — Mjeku thotë të fle më shumë. |
| mögen / möchten | pëlqej / do të doja | Ich möchte einen Kaffee. — Do të doja një kafe. |
Zgjedhimi
| Veta | können | müssen | wollen | dürfen | sollen | möchten |
|---|---|---|---|---|---|---|
| ich | kann | muss | will | darf | soll | möchte |
| du | kannst | musst | willst | darfst | sollst | möchtest |
| er / sie / es | kann | muss | will | darf | soll | möchte |
| wir | können | müssen | wollen | dürfen | sollen | möchten |
| ihr | könnt | müsst | wollt | dürft | sollt | möchtet |
| sie / Sie | können | müssen | wollen | dürfen | sollen | möchten |
Vini re: ich dhe er/sie/es janë të njëjta dhe nuk marrin -t: er kann (jo “er kannt”).
Kurthi: muss nicht ≠ darf nicht
- Du musst nicht kommen. — Nuk ke nevojë të vish. (s’është detyrim)
- Du darfst nicht kommen. — Nuk të lejohet të vish. (ndalim)
möchten — mënyra e sjellshme
Në dyqan, restorant ose zyrë thuaj ich möchte në vend të ich will, që tingëllon i vrazhdë: Ich möchte einen Termin vereinbaren. — Do të doja të caktoja një termin.
Gabimet më të shpeshta
| Gabim | Saktë | Pse |
|---|---|---|
| Ich kann sprechen Deutsch. | Ich kann Deutsch sprechen. | Infinitivi shkon në fund. |
| Er kannt schwimmen. | Er kann schwimmen. | Foljet modale nuk marrin -t te er. |
| Ich muss zu arbeiten. | Ich muss arbeiten. | Pas foljeve modale nuk vjen zu. |
Shembuj nga ushtrimet e aplikacionit
| Gjermanisht | Shqip | Shpjegim |
|---|---|---|
| Ich kann diese Aufgabe allein lösen. | Unë mund ta zgjidh këtë detyrë vetë. | |
| Du musst deinen Ausweis mitbringen. | Ti duhet ta marrësh dokumentin e identifikimit me vete. | |
| Wir wollen am Samstag unsere Freunde besuchen. | Ne duam t'i vizitojmë shokët tanë të shtunën. | |
| Meine Schwester möchte in Deutschland studieren. | Motra ime dëshiron të studiojë në Gjermani. |
Ushtroje këtë temë në aplikacion
Mësimet A1–C1 janë falas. Me Premium e ushtron gramatikën: rasat dhe parafjalët, ndërtim fjalish, 300 folje të parregullta, Der · Die · Das me 750 emra dhe “Gjej gabimin” — të gjitha në shqip.
Pyetje të shpeshta
Cilat janë foljet modale në gjermanisht?
können, müssen, wollen, dürfen, sollen dhe mögen (me formën möchten).
Cili është ndryshimi mes müssen dhe sollen?
müssen = detyrim i fortë ose nevojë; sollen = detyrim që vjen nga dikush tjetër (një rregull, një këshillë, një urdhër).